Mjeku hero që shpëtoi klinikën e bebeve nga zjarri në QKUK

Kosova

Mjeku hero që shpëtoi klinikën e bebeve nga zjarri në QKUK

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 11:54
Mjeku hero që shpëtoi klinikën e bebeve nga zjarri në QKUK

Klinika e Neonatologjisë në QKUK për pak sa nuk u përfshi nga një zjarr i madh gjatë muajit të kaluar.

Por fatmirësisht intervenimi i shpejt i stafit të klinikës ka shpëtuar dhjetëra foshnje nga kërcënimi i përhapjes së flakëve.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë e cila ndodhet në objektin e njëjtë me Klinikën e Gjinekologjisë, Dr. Xhevdet Gojnovci, ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Gojnovci ka thënë se më datën 16 nëntor në ora 8 e 15 të mëngjesit është lajmëruar nga stafi se ka rënë zjarr në pjesën e jashtme të klinikës. “Menjëherë i kemi marr aparatet për shuarjen e flakëve dhe kemi arritur që ta lokalizojmë zjarrin”, ka deklaruar Gojnovci.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat