Mot i vranët në Kosovë, në vijim priten edhe reshje bore

Kosova

Mot i vranët në Kosovë, në vijim priten edhe reshje bore

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Ditëve të para të javës mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të ulët, që do të sjellin kushte për reshje shiu dhe bore, ndërsa nga dita e martë, masa të ftohta ajrore nga Arktiku do të fillojnë shtrihen mbi vendin tonë, duke favorizuar mot më të ftohtë.

Fushat e presionit të ulët do të mbesin të bllokuara në lindje të rajonit, që do të sjellin mundësi për të reshura edhe ditën e enjte dhe të premte.

Ditën e mërkurë fusha të presion të lartë, përkohësisht do të sjellin mot me intervale më të gjata me diell.

Megjithëse pritet një mot më dinamik këto ditë, nuk do të ketë edhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, mirëpo vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten ndërmjet atyre normale, e mbrëmjeve edhe në të pashëndetshme.

Image

12.12 - Mot pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.

 

13.12-14.12 - Të enjten mot i ftohtë, kryesisht i vranët, e kohë pas kohe mundësi për reshje të dobëta bore. Edhe ditën e premte mot kryesisht i vranët, gjatë ditës mundësi për reshje të dobëta bore, që më vonë do të përzien edhe me shi, e vende-vende edhe shi i akullt.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga +6C deri në +2C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 2-8m/s. Shtypja atmosferike, do të jetë jostabile, me luhatje të vlerave nën dhe mbi normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat