Të verbrit protestojnë para Qeverisë

Kosova

Të verbrit protestojnë para Qeverisë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Nën moton “Ne kemi dinjitet” Iniciativa e Pavarur e të Verbërve në Kosovë ka njoftuar se sot do të mbajë protestë para objektit të Qeverisë.

“Për shkak të mos përmbushjes së premtimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës, për të cilat është zotuar edhe publikisht, jemi të detyruar që të organizojmë një protestë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Drejtues të kësaj iniciative.

Protestuesit do të mblidhen para Bibliotekës Kombëtare në ora 12:00, e më pas do të marshojnë drejt objektit të Qeverisë së Kosovës, 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat