Në Pozharan dhe Zhiti u mbajtën  tubime me qytetarët  për projektin e rindërtimit të kadastrit

Kosova

Në Pozharan dhe Zhiti u mbajtën  tubime me qytetarët  për projektin e rindërtimit të kadastrit

Nga: Aziz Zuka Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:31
Pamje nga debate për rindërtimin kadastral në Pozharan

 

Ky diskutim publik me banorët është hapi i parë i këtij projekti, që ishte i karakterit informues mbi procesin dhe përfitimet e rindërtimit të informacioneve kadastrale.

Projekti për rindertimin  e  komunave  kadastrale i cili  që nga mbrëmë ka nis  së realizuarai  me dy debate publike me qytetarët në lokalitetin më të madhë të komunës së Vitisë në Pozharan  dhe fshatin Zhiti,  mbremë në orët e vonshme të pasditës në këto dy lokalitete në Pozharan dhe në Zhiti, është mbajtur  diskutimi publik me banorët e këtyre dy fshatrave, me qëllim të informimit të projektit për rindërtim të kadastrit.

Ky diskutim publik me banorët është hapi i parë i këtij projekti, që ishte i karakterit informues mbi procesin dhe përfitimet e rindërtimit të informacioneve kadastrale. Të themi se interesimi i qytetarëve për tu informuar rreth këtij projekti ishte tejet i madhë me që rast qytetarët  morrën informata të nevojshme nga kompetentet e Drejtorisë së Kadastrit të Vitisë  e cila ishte edhe organizatore e këtij debate.

Ndryshe, qëllimi i projektit është harmonizimi i gjendjes faktike të pronave në terren me atë të në regjistrat kadastral, ndërsa përfitimet janë të shumta, duke filluar prej incizimit të gjendjes faktike e gjitha njësive kadastrale dhe të përfitimeve të tjera administrative. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat