Mot me vranësira dhe mundësi për borë

Kosova

Mot me vranësira dhe mundësi për borë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 07:01
Foto

Pas një moti stabil dhe me intervale më të gjata me diell gjatë ditës së sotme, në ditët në vijim rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët që ndodhen në lindje të rajonit.

Në aspektin termik vendi ynë mbetet ndërmjet masave të ftohta ajrore në veri të rajonit dhe atyre më të ngrohta që po depërtojnë nga Mesdheu. Nën këto kushte do të mbajë mot kryesisht me vranësira e nga mbrëmja e ditës së nesërme priten reshje të përziera bore dhe shiu.

Në fundjavë një vorbull ciklonike nga Atlantiku pritet të depërtojë në jug të rajonit, ku pritet të sjellë sërish mundësi për reshje shiu, të cilat ditën e diel mund të shndërrohen edhe në reshje bore.

Vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit mbeten të larta ndërmjet atyre normale dhe të pashëndetshme, por që nën kushtet e një moti më dinamik në fundjavë, ka mundësi që të zbresin edhe në të mira.

13.12 - Pas mëngjesit me intervale me diell, gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.

Image

14.12 - Mot kryesisht i vranët. Në mëngjes vende-vende mundësi për reshje lokale bore. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të përziera shiu dhe bore, e vende-vende edhe shi i akullt.

15.12-16.12 - Ditën e shtunë mot kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta shiu. Reshjet e shiu mëngjesin e ditës së diele pritet të shndërrohen në borë, që do të vazhdojnë edhe gjatë ditës. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.

17.12 - Mot kryesisht me vranësira dhe intervale të shkurta me diell.

Temperaturat e ajrit në përgjithësi do të luhaten ndërmjet vlerave mesatare, me minimale nga -7C deri në +2C, e ato maksimale nga 4C deri në 6C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-10m/s. Shtypja atmosferike, mbetet e lartë mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat