Kreu i Rahovecit fton qytetarët ta përcjellin bashkë seancën për ushtrinë - Bota Sot
Kreu i Rahovecit fton qytetarët ta përcjellin bashkë seancën për ushtrinë

Kosova

Kreu i Rahovecit fton qytetarët ta përcjellin bashkë seancën për ushtrinë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 12:09
Komuna e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka ftuar familjarët e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës që nesër t’i bashkohen në sallën e kuvendit komunal për ta ndjekur seancën e votimit për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Pa kontributin tuaj të pashoq ne sot nuk do të gëzonim as lirinë, as shtetin e as ushtrinë, andaj kam dëshirë që këtë ditë historike ta ndajmë e përjetojmë bashkë!”

“Po ashtu, janë të ftuar të gjithë qytetarët e interesuar që të na bashkohen në këtë ditë të madhe për Kosovën”, thuhet mes tjerash në njoftimin dërguar mediave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...