Malishevë: Largohen dy pika të mbeturinave inerte

Kosova

Malishevë: Largohen dy pika të mbeturinave inerte

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 12:52
Malishevë

Në fshatrat Drenoc dhe Carrallukë të Komunës së Malishevës janë larguar dy pika ilegale të mbeturinave inerte. Ky aksion është ndërmarrë nga ana e Komunës së Malishevës, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në kuadër të aksionit nacional “Ta pastrojmë Kosovën” dhe është realizuar në bashkëpunim me ndërmarrjet lokale në Malishevë.

Sipas koordinatorit komunal, Naser Morina, ky aksion është realizuar në bashkëpunim me ndërmarrjen ndërtimore “Burimi”, e cila me makinerinë e vet ka bërë largimin mbeturinave inerte në këto dy deponi.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se ky aksion është duke vazhduar dhe se edhe në ditët në vijim do të ketë aksione të këtilla për largimin e pikave apo deponive ilegale të mbeturinave, kryesisht të mbeturinave inerte, të cilat edhe paraqesin problem më të madh për ambientin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat