Asfaltohen disa rrugë në fshatin Pemishtë

Kosova

Asfaltohen disa rrugë në fshatin Pemishtë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 17:28
Asfaltohen disa rrugë në fshatin Pemishtë

Komuna e Skënderajt ka përfunduar disa rrugë në fshatin Pemishtë.

Kryetari i komunës Bekim Jashari thotë se në këtë fshat nuk ka pasur asnjë dnërhyrje në infrastrukturë qe 19 vjet.

Postimi i Bekim Jasharit:

Prej më shumë se 19 vitesh pa asnjë ndërhyrje deri më tani, dhe duke iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, për rregullim të infrastrukturës rrugore brenda territorit të komunës sonë, këto ditë kemi përfunduar me sukses projektin e asfaltimit të segmenteve rrugore në fshatin Pemishtë, më saktësisht janë asfaltuar rrugët “Murat Loshi” dhe “Muhamet Loshi”, në gjatësi të përgjithshme prej 1,720 metra.

Qeveria ime ka në prioritet kompletimin e tërësishëm të rrjetit rrugor brenda vijave kufizuese të Komunës së Skenderajt, ku secili qytetar, secili fshat do të trajtohet dinjitetshëm, nëpërmjet investimeve kapitale dhe projekteve zhvillimore.

Përgëzime për banorët e lagjes “Loshi”!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat