Komuna e Podujevës ndanë rreth 10 mijë euro për dekorimin e qytetit

Kosova

Komuna e Podujevës ndanë rreth 10 mijë euro për dekorimin e qytetit

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 20:34
Komuna e Podujevës

Komuna e Podujevës sikurse viteve të mëparshme, edhe këtë vit ka menduar për dekorimin e qytetit dhe shesheve me rastin e festave të fundvitit

Këtë vit komuna e Podujevës ka vendosur të shpenzojë 9 mijë e 945 euro për dekorimin e qytetit, ndërsa nga viti paraprak, sivjet Komuna ka ndarë buxhet më shumë prej 2 mijë e 345 euro.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i komunës, Nazmi Elezi. Sipas tij, dekorimi pritet të filloj këto ditë.

“Dekorimi i qytetit pritet të fillojë gjatë kësaj fundjave, ose eventualisht në fillim të javës së ardhshme. Për këtë qëllim Komuna ka ndarë 9,945 euro, kurse tenderin për dekorimin e qytetit e ka fituar kompania “Anea””, ka thënë Elezi.

Më tej, Elezi ka bërë të ditur se përveç shesheve, do të dekorohet edhe rruga e qendrës “Zahir Pajaziti” deri të kryqëzimi me rrugën “19 Qershori”.

“Komuna e Podujevës, si edhe viteve të tjera, do të bëjë dekorimin e Rrugës “Zahir Pajaziti” (qendrës së qytetit deri te kryqëzimi me Rrugën “19 Nëntori”) dhe shesheve të qytetit për festat e fundvitit”, ka thënë ai.

Kujtojmë, kompania “Anea”, ka bërë dekorimin e qytetit të Podujevës edhe në vitet paraprake, derisa e njëjta kompani do t’i tërheq zbukurimet në javët e para të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat