Në ditën e formimit të ushtrisë, do të ketë rrymë me bollëk

Kosova

Në ditën e formimit të ushtrisë, do të ketë rrymë me bollëk

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 09:25
Ilustrim

KEDS/KESCO njofton se ka siguruar energjinë e nevojshme nga importi për të pasur furnizim të pandërprerë për gjithë vendin në ditët në vijim.

Sipas një njoftimi nga KEDS, rrjeti i vjetër i shpërndarjes mund të shkaktojë ndërprerje të paplanifikuara, megjithatë thonë se i kanë  marrë të gjitha masat parandaluese për të siguruar ndërhyrje të menjëhershme në këto raste duke shtuar edhe numrin e ekipeve për ndërhyrje në këto raste.  

“Ne inkurajojmë konsumatorët tanë që të na kontaktojnë menjëherë në rastet e ndërprerjeve për shkak të prishjeve në rrjet. Edhe një herë, energjia e siguruar nga importi do të sigurojë 24/7 furnizim për gjithë vendin. Po ashtu, nëse ka ndërprerje teknike ne do të njoftojmë përmes rrjetit social Facebook duke informuar se ka pasur prishje teknike dhe se kemi dërguar ekipe për ta rregulluar atë”, thuhet në njoftimin e KEDS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat