Sardi: Zbatimi i ligjit të zbatohet për parandalimin e krimit të organizuar

Kosova

Sardi: Zbatimi i ligjit të zbatohet për parandalimin e krimit të organizuar

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 12:42
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi

Vjedhjet dhe kontrabanda e automjeteve po mundësojnë krimin e organizuar, shpeshherë edhe terrorizmin në Ballkan, Evropë dhe në tërë botën.

Kështu u tha sot në konferencën për lansimin e "Doracakut të Identifikimit të Automjeteve", të organizuar nga ambasada e Italisë në Prishtinë në bashkëpunim me IPA 2017, Projekti “Kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor”.

Me këtë rast ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi ka theksuar se ky doracak do të ndihmojë zbatuesit e ligjit të të gjitha Agjencive të zbatimit të  ligjit në punën e tyre të përditshme për të luftuar fenomenin e automjeteve të vjedhura dhe të kontrabanduara.

Sardi: Sundimi i ligjit duhet të zbatohet

“Sundimi i ligjit duhet të zbatohet dhe çfarë do zbatimi që kërkohet brenda saj është e rëndësishme për Kosovën, sepse Kosova tregon determinim dhe përkushtim që të vazhdoj rrugës së vet euroatlantike. Ky prezantim që u bë sot, do të teje i rëndësishëm për policinë e Kosovë, për institucionet e Kosovës, në zbatimin dhe futjen në fuqi të gjithë sundimin e ligjit”, ka thënë Sardi.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq ka një shkallë të lartë të vjedhjeve të automjeteve në rajon dhe në gjithë botën, si dhe sipas tij, ka një lidhje me krimin e organizuar dhe me terrorizëm.

Jankoviq: Krimet e automjeteve janë një aktivitet i lartë i krimit të organizuar

“Krimet e automjeteve janë një aktivitet i lartë i krimit të organizuar që ka ndikim në gjithë rajonin e Ballkanit, në të gjitha vendet e BE-së dhe në mbarë botën. Dhe ka lidhje të qarta me krimin e organizuar e shumë shpesh edhe me terrorizmin. Automjetet jo vetëm që vidhen për vjedhjet e tyre, por po ashtu përdoren për trafikim dhe financim të llojeve të tjera të krimeve. Ato gjithashtu mund të përdoren edhe si mbajtës ose transportues të bombave ose për të kryer krime të tjera siç është grabitja , kidnapimi ose disa krime të tjera të dhunshme”, ka thënë Jankoviq.

Ndërsa, udhëheqësi i projektit IPA Gennaro  Capoluongo ka thënë se Projekti IPA mbështet policinë dhe autoritetet doganore të Kosovës, në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit.

Vlera e shtuar e projektit, sipas tij, është se mund të mbështesë hetimin në vazhdim e sipër me parimin e të mësuarit duke bërë. Ai ka treguar edhe për rreziqet e shfaqura për automjetet e vjedhura dhe të kontrabanduara.

Capolungo: Krimet terroriste korrupsioni dhe kontrabandimi i automjeteve janë kërcënim madhor

“Rreziqet e disa krimeve, siç janë krimet terroriste, korrupsioni dhe kontrabandimi i automjeteve janë kërcënim madhor për sigurinë në mbarë Evropën. Dhe vetëm bashkëpunimi efektiv mes forcave policore dhe prokurorëve mund të prekin dukuritë në fjalë, që gjë i mundëson qytetarëve që të jetojnë në një mjedis të sigurt”, ka deklaruar Capolungo.

Në përputhje me këtë mandat, është prezantuar zyrtarisht doracaku mbi identifikimin e automjeteve, i cili do të ndihmojë autoritetet e policisë së Kosovës në punën e përditshme për luftimin fenomenit të vjedhjes dhe kontrabandimit të automjeteve të vjedhura.

Për të lehtësuar inspektimin e automjeteve dhe dokumentacionin e duhur të tyre, janë përzgjedhur brendet e automjeteve më të përdorura në Kosovë dhe Ballkan.

Doracaku do të jetë në dispozicion si material trajnimi edhe online në web faqet e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve në Prishtinë, Policisë së Kosovës dhe Akademisë së Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat