Kosova shënoi një datë të re në historinë e saj.
Sot, Kuvendi i Kosovës zyrtarisht ka transformuar FSK-në në Ushtri të armatosur.
Ndërsa po festohet për këtë moment historik në ministrinë e Mbrojtjes sot ka edhe një festë tjetër.
Është zëvendësministri i Mbrojtjes Burim Ramadani, i cili ka ditëlindjen.
Ai ka postuar disa fotografi në Facebook ku shihet se ekipa e ministrisë i kishte përgatitur një befasi.
“Festë e dyfishtë sot në Ministrinë e Mbrojtjes” ka shkruar ai.