Gjatë vikendit në Kosovë, mot i ftohtë dhe me borë - Bota Sot
Gjatë vikendit në Kosovë, mot i ftohtë dhe me borë

Kosova

Gjatë vikendit në Kosovë, mot i ftohtë dhe me borë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se këtë vikend, do të vazhdojë të mbetet situata meteorologjike jostabile.

‘Kjo si pasojë e masave të ajrit të ardhura nga të dy anët e kontinentit, verilindja dhe juglindja. Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, derisa dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë në dy vlerat e temperaturave ekstreme dhe me reshje bore”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale, thuhet në njoftimin e IHMK-së, parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, përfundon njoftimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...