Babai i dëshmorit Hakif Zenjullahut viziton të birin në ditën historike!

Kosova

Babai i dëshmorit Hakif Zenjullahut viziton të birin në ditën historike!

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 00:31
Babai i Hakif Zenjullahut

Dita e sotme do të mbetët e shënuar në historinë e Kosovës. Qytetarët e pritën me shumë gëzim këtë ditë.

Përveç gëzimit, u kujtuan edhe ata që dhanë jetën për këtë ditë.

Njëri nga ata që kujtoj dëshmorët ishte edhe babai i Hakif Zenjullahut që kujtoi të birin në ditën historike.

Foton e babit pranë varrit të Hakif Zenjullahut e postoi mbesa e tij, Floretë Zenjullahu që është asambleiste në Podujevë.

““Ëndrra për liri realitet – Mbrojeni”, ishte mbishkrimi i asambleistës.

Hakif Zenjullahu ishte bashkëluftëtarë i komandantit Zahir Pajaziti. Të dy bashkë me Edmond Hoxhën ranë dëshmorë me 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë pas një prite nga forcat serbe.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat