Përfundoi me sukses Faza e parë e Garës së Inteligjencës EUREKA 6

Kosova

Përfundoi me sukses Faza e parë e Garës së Inteligjencës EUREKA 6

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:01
Faza e parë e Garës së Inteligjencës EUREKA 6

Gjimnazi "Hasan Nahi" në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë "Atmosfera" sot organizoi edicionin e gjashtë me radhë Garën e Inteligjencës "EUREKA 6".

 Sot me datën 15 Dhjetor 2018, ditën e shtunë në ora 11:00 u mbajt në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat përkatëse testi i fazës së parë të kësaj gare tashmë tradicionale të miratuar dhe të përkrahur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe DKA-të (Drejtoritë Komunale të Arsimit). 

Gara e inteligjencës EUREKA 6 sot sfidoi dijen e rreth 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova të përzgjedhur nga Klasat e 9-ta nga më se 26 komuna të ndryshme të Kosovës. 

Në mesin e rreth 2000 nxënësve, sa ishin pjesëmarrës sot në këtë garë, do të përzgjidhen 250 finalistë, të cilët do të garojnë në fazën finale të Garës Eureka e cila do të mbahet me 23 Mars 2019, ora 11:00 në ambientin e Gjimnazit "Hasan Nahi" në Prishtinë. 

Qëllimi dhe synimi i organizimit të kësaj gare është që të gjithë bashkarisht t'i dalim për zot brezit të ri të vendit tonë duke i inkurajuar dhe motivuar për dijen dhe shkencën, dhe njëkohësisht për të rritur cilësinë e arsimit, i cili llogaritet si investimi më i mirë për një të ardhme më të ndritur dhe të sigurt për atdheun tonë, theksoi z. Fatih Bamja, Drejtori i Gjimnazit "Hasan Nahi".

Sipas kësaj, puna më e madhe që mund të bëhet në një vend është pikërisht përpjekja në fushën e arsimit. Një shoqëri që studion, mëson dhe këto që mëson i jeton të gërshetuara me vlerat kombëtare, atëherë ardhmëria e kësaj shoqërie është e shëndoshë”, theksoi Bamja.

Ai njëherazi ka falënderuar MASHT-in dhe të gjitha Drejtoritë Arsimore për mbështetjen dhe seriozitetin e treguar në realizimin e këtij projekti prestigjioz dhe shumë të rëndësishëm.

Në këtë garë i jepet mundësia që çdo nxënësi nga klasat e 9-ta të garojë, të zhvillojë mënyrën e të kuptuarit, të arsyetuarit dhe të logjikuarit të tij dhe  të zbulojë talentin e vet.

Rezultatet e fazës së parë të kësaj gare mbarëkombëtare priten të dalin të enjten me 21 dhjetor, ku do të shpallen 250 finalistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat