Mbahet testi kualifikues për prokurorë të shtetit

Kosova

Mbahet testi kualifikues për prokurorë të shtetit

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:53
Pamje nga testi

Sot është mbajtur pjesa e dytë e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë në kuadër të procesit të rekrutimit të 10 prokurorëve të rinj për prokuroritë themelore të Kosovës, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, është duke administruar me sukses testin me shkrim për kandidatët për prokurorë të Shtetit, si dhe, është organizuar sipas standardeve më të larta, të cilat zbatohen me rastin e rekrutimit të prokurorëve.

Ky proces është duke u monitoruar nga Projekti i Britanisë së Madhe, i cili ka marrëveshje bashkëpunimi me KPK-në, për ta mbështetur KPK-në dhe procesin e rekrutimit të prokurorëve të rinj. Po ashtu, procesin e rekrutimit të 10 prokurorëve të rinj është duke e monitoruar “Internews Kosova” dhe “BIRN”.

Këtij testi i janë nënshtruar 128 kandidatë, prej tyre 36 nga gjinia femërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat