Kryetari i Suharekës, KEDS-it: Nëse gjendja rrymës nuk përmirësohet do të protestojmë

Kosova

Kryetari i Suharekës, KEDS-it: Nëse gjendja rrymës nuk përmirësohet do të protestojmë

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 19:44
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se pa energji elektrike Komuna e Suharekës po përballet me orar të tej zgjatur tash e sa kohë, dhe kjo situatë po bëhet e padurueshme, jo vetëm amvisëria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë.

“Nëse kjo situatë nuk përmirësohet nga ana e KEDS-it, bashkë me qytetarët dhe bizneset do ti bllokojmë rrugët, duke protestuar në forma paqësore deri në përmirësimin e kësaj gjendje”, deklaroj Muharremaj në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat