Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj pajton dy familje nga fshatin Carrabreg i Epërm

Kosova

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj pajton dy familje nga fshatin Carrabreg i Epërm

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 16:46
Pamje nga takimi

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj sot e ka bërë një akt të lartë fisnik duke i pajtuar dy familje në hasmëri të gjatë.

Ramosaj i ka pajtuar familjen Tahiraj dhe Dautaj, të dyja këto nga fshati Carrabreg i Epërm.

“Sot na nderoj familja Dautaj duke bërë pajtimin me familjen Tahiraj, të dyja këto familje nga Carrabregu i Epërm. Nga ana jonë, ju shprehim mirënjohje duke uruar që edhe familjet tjera që kanë konflikte ta ndjekin shembullin e tyre. Lutemi që në të ardhmen të mos ketë konflikte në asnjë familje shqiptare”, ka thënë kryetari Ramosaj.

Mësohet se këto dy familje janë në hasmëri të gjatë dhe vetëm para një jave e kanë pasur edhe një konflikt të armatosur, por fatmirësisht gjithçka ka përfunduar mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat