Nevojitet shkolla kombëtare e baletit në Kosovë

Kosova

Nevojitet shkolla kombëtare e baletit në Kosovë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim drejtorin e Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, me të cilin ka biseduar rreth aktiviteteve artistike të Trupës së Baletit, si dhe mundësitë e themelimit të Shkollës Kombëtare të Baletit në Kosovë.

Bytyqi ka shkruar në Facebook se me drejtorin Brahimaj kanë vlerësuar të nevojshme themelimin e kësaj shkolle, në mënyrë që të krijohen kuadro të reja për këtë degë të artit skenik në Kosovë.

“Shpreha gatishmërinë që të mbështes këtë nismë, ndërsa e theksova si të nevojshme që paraprakisht, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të themelojmë një grup ekspertësh profesionalë për të vlerësuar mundësitë e themelimit të kësaj shkolle 8 vjeçare”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat