Drenasi ndalon fishekzjarret, ka vetëm një përjashtim

Kosova

Drenasi ndalon fishekzjarret, ka vetëm një përjashtim

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Komuna e Drenasit përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga subjektet afariste që zhvillojnë veprimtari të tregtisë, të ndalojnë shitjen e produkteve piroteknike/fishekzjarrëve nga personat e paautorizuar dhe të palicencuar për shitjen e tyre si dhe të miturve nën moshën 18 vjeçare.

“Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka marr vendim që të ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit në hapësirat publike dhe zona të banuara, përjashtimisht datës së 31.12.2018 nga ora 23:00-00:30, 01.01.2019.Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumën në shumë prej 100 euro”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat