Rahoveci me panair ku do të ekspozohen vetëm prodhimet vendore

Kosova

Rahoveci me panair ku do të ekspozohen vetëm prodhimet vendore

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 14:05
Foto nga ndeshja

Komuna e Rahovecit do të organizojë panair tre ditor, ku do të ekspozohen vetëm produkte vendore, me moton "100%".

Për tre ditë radhazi, midis datave 28, 29, 30 dhjetor 2018, me moton "100% Rahovec" dhe nën dekorimin që vesh qytetin në muajin dhjetor, në hapësirat e qytetit, prej rrugës LAB-OIL deri te Bodrumi i Vjetër, do të mbahet panairi i produkteve vendore, i pari i këtij lloji në Komunën tonë, që është mbështetur nga Komuna e Rahovecit, gjegjësisht Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm.

Qëllimi i këtij panairi është që të mbështesë prodhuesit vendor, si dhe të rrisë vetëdijësimin për konsumim sa më shumë të produkteve vendore. Organizimi i këtij panairi është mjaftë i rëndësishëm, sepse më së miri prezantohen vlerat dhe traditat e prodhimeve vendore, para qytetarëve duke ofruar informacione nga tendat e Panairit, ku do të plasohen produkte tradicionale si nga, qumështi, perimkultura, pije tradicionale( vera e nxehtë), pasiqë Rahoveci njihet si rajon bujqësor dhe kultivuese e rrushit, si dhe nuk do të mungojë edhe muzika.

 Bizneset prodhuese dhe përpunuese pjesëmarrëse në këtë panair, do të prezantojnë vetëm produkte vendore. "100%Rahovec" Ejani të festoni dhe shijoni prodhimet vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat