Jashari: Avokati i Popullit, institucioni më i besueshëm në vend

Kosova

Jashari: Avokati i Popullit, institucioni më i besueshëm në vend

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:12
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se institucioni të cilin ai e udhëheqë, është radhitur si institucioni më i besueshëm në Kosovë

Gjatë këtij viti në institucionin e Avokatit të Popullit janë paraqitur ankesa të shumta, që si shkak kanë pasur të drejtat ekonomike shëndetësore dhe sociale.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se institucioni të cilin ai e  udhëheqë, është radhitur si institucioni më i besueshëm në Kosovë.

Jashari ka vlerësuar se këtë vit Avokati i Popullit ka pasur zhvillime pozitive, ku njëri ndër ta sipas tij është interesimi i institucioneve  të tjera që të zbatojnë rekomandimet  e dala nga Avokati i Popullit.

Jashari tha se këtë vit ka pasur rritje të numrit të personave që kanë parashtruar ankesa, ku sipas tij, numri i tyre është rreth 5200.

Rastet e zgjedhura sipas Jasharit po ashtu kanë shënuar rritje për 32 për qind, ndërsa thotë se 28 për qind kanë shënuar rritje edhe zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

Edona Hajrullahu, zëdhënëse e Avokatit të Popullit, tha se në bazë të ankesave të paraqitura 98 për qind janë shqiptarë, ku në numër më të madh janë meshkuj.

"26 për qind u janë drejtuar gjykatave, 15 komunave, 7 policisë. 40 ankesa pra u janë drejtuar ekzekutivit" ka thënë ajo.

Hajrullahu theksoi se gjatë këtij viti, kanë lansuar edhe videospote vetëdijesuake rreth respektimit të të drejtave të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat