Jashari: Institucionet publike kanë pasur interesim të zbatojnë rekomandimet tona

Kosova

Jashari: Institucionet publike kanë pasur interesim të zbatojnë rekomandimet tona

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:29
Foto

Një numër i madh ankesash janë drejtuar gjatë këtij viti tek Institucioni i Avokatit të Popullit.

Në këto ankesa janë të përfshirë 5230 persona, 40 për qind prej të cilëve i drejtohen ekzekutivit për të drejtën ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se institucioni të cilin udhëheq, është radhitur ndër më të besueshmit në Kosovë.

Ai ndërkaq ka renditur dy zhvillimet më të mëdha gjatë vitit që po lëmë pas.

Jashari: Institucionet publike kanë pasur interesim të zbatojnë rekomandimet tona

“Një zhvillim  tjetër shumë pozitiv që është vërejtur kohëve të fundit është interesimi i institucioneve publike të Kosovës, që të zbatojnë  rekomandimet e dhëna nga  Institucioni i Avokatit të Popullit, dhe kjo gjithashtu ka shënuar rritje nga statistikat, sa i përket rekomandimeve të zbatuara nga institucionet publike.  Si zhvillim i dytë, është takimi ndërministror që udhëhiqet nga vetë kryeministri  i Kosovës. Në takimin e fundit kemi pasur diku para një muaj dhe konkludimi gjatë këtij takimi ka qenë që të bëhet një hulumtim nga institucionet publike e Kosovës që të vërehet se cilat janë pengesat  në institucionet publike që pengojnë ato për të zbatuar rekomandimet e Avokatit të Popullit. Është një raport që do i dërgohet kryeministrit”, tha Jashari.

Ai tha se ky raport ka për qëllim të ndikojë në këto institucione për të zbatuar rekomandimet e Avokatit të Popullit.

Gjatë vitit 2018, Jashari tha se  në këtë institucion janë paraqitur 1874 raste, ku të përfshirë janë 5230 persona, numër ky, sipas të cilit, ka shënuar rritje nga viti i kaluar.

Edona Hajrallahu, zëdhënëse e Avokatit të Popullit, tha se në bazë të ankesave të paraqitura 98 për qind janë shqiptarë.

Hajrallahu: 40 për qind e ankesave u drejtohen ekzekutivit

“Autoritetet përgjegjëse ndaj të cilave janë drejtuar ankesat: 26 për qind janë drejtuar kundër gjykatave, ministritë kanë 25 për qind, komunat 15 për qind, policia 7 për qind, prokuroritë shtetërore 4 për qind, personat privatë 4 për qind, ndërmarrjet publike 3 për qind, kompanitë private 3 për qind, pasi që institucionet ka mandat edhe në hetimet që duhet të bëhen  edhe në sektorin privat. Kurse të tjerat janë 13 për qind. Nëse i analizojmë këto të dhëna shihet që 40 për qind e ankesave i janë drejtuar ekzekutivit”, ka thënë Hajrallahu.

Numri më i madh i këtyre ankesave janë për të drejtat ekonomike, sociale dhe shëndetësore, duke përfshirë kështu të drejtën e punësimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat