Shënon rritje tregtia me pakicë e mallrave në dyqane të specializuara

Kosova

Shënon rritje tregtia me pakicë e mallrave në dyqane të specializuara

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurta të tregtisë me pakicë për tremujorin e tretë 2018, sipas të cilave në krahasim me TM2 2018, ka pasur rritje te tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara për 14.1%.

Rritje sipas këtij raporti, kanë shënuar edhe tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara me 9%, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 7.1%.

Po ashtu, tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara shënoi rritje me 2.1% dhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 0.7%.

Rënie, ndërkaq, ka pasur te tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara me 14.7%, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 2.7% dhe tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara me 1.5%. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat