Sektorit të mobilierisë i shtohen 130 të rinj të trajnuar

Kosova

Sektorit të mobilierisë i shtohen 130 të rinj të trajnuar

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 14:34
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në një ceremoni rasti ka ndarë certifikata të aftësimit profesional për punë në sektorin e mobilierisë – montim e shitje

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në një ceremoni rasti ka ndarë certifikata të aftësimit profesional për punë në sektorin e mobilierisë – montim e shitje.

Dhënia e këtyre certifikatave është bërë pas aftësimit profesional të të rinjve, realizuar në kuadër të programit “Rritja e punësimit përmes zhvillimit të ndërmarrësisë”.

Me anë të këtij programi për sektorin e mobilierisë janë trajnuar më shumë se 130 të rinj nga komuna të ndryshme në vendin tonë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në partneritet me Prishtina REA organizojnë ceremoninë e dhënies së certifikatave të aftësimit profesional për punë në sektorin e mobilierisë - montim e shitje.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se si ministri është bërë mekanizmi më i rëndësishëm për t’i ndihmuar të rinjve për punësim.

Gashi: Po krijojmë gjeneratën e aftësimit profesional

“Ky në fakt ka qenë dhe mbetet objektivi jona që sa më shumë të rinj të përgatisim për aftësim profesional në mënyrë që sa më shumë tregut tonë të punës t’i krijojmë një gjeneratë që edhe kur ka konkurse për punësim por edhe kur ka nevojë të jenë të gatshëm të jenë pjesë e atij tregu, sepse për kundër faktit se në Kosovë në bazë të statistikave ka një numër të përqindjes shumë të madhe të papunëve, megjithatë mendoj  se shpeshherë ka ndodhë që më shumë kërkesa për punësim nuk kemi pas ndonjë gjeneratë të përgatitur për ato thirrje që kanë ndodhur“, tha ai.

Drejtori i Prishtina Rios, Ahmet Jetullahu ka ndodhur një ballafaqim i sfidave të të rinjve si punëkërkues dhe bizneseve.

Jetullahu: Bashkuam të rinjtë dhe tregun e punës

“Deshëm të ofrojmë një teknik të bashkëpunimit në mes nivelit arsimor dhe tregut të punës në mes këtij segmenti që mbron të rinjtë si punëkërkues entuziast  dhe që është perspektives jonë. Njëkohësisht ne u përpoqëm që këtë aftësim profesional ta kthejmë edhe si praktik të mirë edhe në segmente tjera. Ne kemi fatin që sektori i përpunimit të drurit është prirës i zhvillimit ekonomik dhe shtylla kryesore që neve na përfaqëson si brendi i ri në Evropë dhe më gjerë“, tha ai.

Ndërkaq, përfaqësuesit e bizneseve dhe përfituesve të projektit, për të cilët u ndanë certifikata u shprehën të kënaqur për këtë bashkëpunim dhe sipas tyre realizimi i një programi të tillë ka rezultuar të jetë i suksesshëm në aftësimin e të rinjve.

Po ashtu, ata u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen me ministrinë, në mënyrë që të rinjtë e vendit të përfitojnë në aftësimin e tyre dhe të përgatiten mirë profesionalisht për të hyrë në tregun e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat