Djali grushton nënën, ja sa vjet burg rrezikon

Kronikë e zezë

Djali grushton nënën, ja sa vjet burg rrezikon

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se, u arrestua në flagrancë R. K., 25 vjeç.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, ka goditur me grushte nënën H. K., 53 vjeçe 53.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 19. 12. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., vjeç 25, banues në Elbasan, pasi më datë 18. 12. 2018, në banesë, ka goditur me grushte nënën H. K., vjeçe 53. Neni 130/a i Kodit Penal.

Neni 130/a

Dhuna në familje

(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 01. 03. 2012; ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 144/2013, datë 02. 05. 2013)

Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim gjer në dy vjet.

Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të

përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga një deri në pesë vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat