Në dy raste të ndara, gratë rrihen nga burri në Viti

Kronikë e zezë

Në dy raste të ndara, gratë rrihen nga burri në Viti

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 10:58
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara në Viti, bashkëshortët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Rasti i parë ka ndodhur në orën 01:10 të ditës së djeshme , ndërsa rasti i dytë në orët e pasdites.

“Viti 19.12.2018 – 01:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.  Viti 19.12.2018 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat