I gjen gruas mesazhe në telefon, çifti në Viti rrihet mes vete

Kronikë e zezë

I gjen gruas mesazhe në telefon, çifti në Viti rrihet mes vete

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 12:20
Ilustrim

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë nga fshati Budrikë i Vitisë i ka gjetur gruas disa mesazhe në telefon, që nuk i kanë pëlqyer.

Si pasojë, çifti janë rrahur mes vete.

“Pas një mosmarrëveshje ne mes te dy bashkëshorteve F.K.SH dhe M.K.SH ne lidhje me disa mesazhe te gjetura ne telefon te bashkëshortes, bashkëshorti ne shenje pakënaqësie i demolon disa orendi shtëpiake, ku gjate përleshjes te dyja palët ankohen se i kanë shkaktuar lëndime te lehta trupore njeri tjetrit”, thuhet në raport.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili urdhëron qe i dyshuari te ndalohet ne mbajte për 48 ore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat