Dy gra shqiptare rrahen mes vete, ja çfarë rrezikojnë

Kronikë e zezë

Dy gra shqiptare rrahen mes vete, ja çfarë rrezikojnë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Dy gra janë përplasur fizikisht midis tyre në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Kelmendi”, ku janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën  Xh. Z., dhe M. K., 50 e 38 vjeç, banuese në Tiranë.

Mësohet se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 19. 12. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetaset Xh. Z., dhe M. K., vjeç 50 e 38, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Kelmendi”, janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën. Neni 90 i Kodit Penal.

Neni 90

Dëmtime të tjera me dashje

Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat