Detaje të reja rreth vrasjes në Prizren

Kronikë e zezë

Detaje të reja rreth vrasjes në Prizren

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Të enjten në ora 18:03 është gjetur një burrë pa shenja jete në fshatin Kuzhnin-Has të Prizrenit.

Policia e ka cilësuar rastin si vrasje. Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rasti është cilësuar si vrasje nga Policia për shkak se mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagës të shkaktuar nga arma e zjarrit”, ka thënë Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe tani është duke u punuar në zbardhjen e rastit. Policia ende nuk ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar për këtë vrasje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat