7 vjet e gjysmë burg dhe gjobë për grabitje të 400 eurove

Kronikë e zezë

7 vjet e gjysmë burg dhe gjobë për grabitje të 400 eurove

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 14:47
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit SH.T për veprat penale Grabitje dhe Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

I akuzuari SH.T është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 7 vjet e 6 muaj të cilin do ta mbaj pas plotëfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënimin me gjobë në lartësi prej  600 eurosh të cilin do ta paguaj brenda afatit prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Gjykata ka konstatuar se i akuzuari SH.T më  datën 10.09.2018 rreth orës 12:20 në Podujevë,në rrugën “Zahir Pajaziti” në Filijalen e “Moneygram” me qëllim që vetës apo personave tjerë ti sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror me përdorimin e forcës dhe të kanosjes serioze ka hyrë me armë zjarri-pistoletë në duar  duke e drejtuar kah pronari i “Moneygram” tani i dëmtuari B.S duke e detyruar që t'ia jap paratë e gatshme në shumë prej 400 euro dhe në atë mënyrë përvetësoi sendin e huaj nga tani i dëmtuari B. S,e më pas me armë në dorë është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Gjykatës themelore.

Gjykata thekson se me rastin e vendosjes lidhur me llojin dhe lartësinë e dënimit për të akuzaurin,kjo gjykatë kishte parasysh dhe mori në konsideratë të gjitha rrethanat e mundshme lehtësuese.

“Sipas nenit 329 par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,dënimi për veprën penale të grabitjes është dënim me gjobë dhe me burgim prej shtatë (7) deri në dymbëdhjetë (12) vjet”, thekson Gjykata themelore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat