Tentim vrasje për parking, ngritët aktakuzë

Kronikë e zezë

Tentim vrasje për parking, ngritët aktakuzë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: R.K., E.K., dhe A.B., për veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, në kontroll dhe në posedim të paautorizuar të armëve” dhe për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

Sipas aktakuzës, me datë 13 gusht, rreth orës 16:45 minuta, në Prizren, në rrugën e “Pushkatarëve”, në parkingun “Toni”, pronë e të pandehurit R.K., i pandehuri R.K., tenton me dashje të privojë nga jeta personin tjetër me ç’rast me dashje e vë në rrezik jetën e personave të tjerë, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake në mes të pandehurit E.K., në një anë dhe të dëmtuarit D.B., dhe të pandehurit A.B., dhe familjarëve të tyre në anën tjetër, lidhur me mënyrën e parkimit të automjetit nga ana e babait të dëmtuarit D.B.

Sipas një komunikate, i pandehuri R.K., në momentin kur sheh se ka filluar zënka i afrohet vendit të ngjarjes dhe i pajisur me armën e zjarrit pistoletë e tipit “Beretta”, i përvidhet nga pas të dëmtuarit D.B., dhe me një predhë e godet në pjesën e pasme të kokës dhe të qafës, duke i shkaktuar thyerje të kockës dhe plagë shpuese në qafë. Në anën tjetër, nga predha e njëjtë goditen në këmbë edhe të pandehurit A.B., dhe E.K.,, me ç’rast marrin lëndime trupore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri R.K., ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë “.

Po ashtu, i pandehuri R.K., akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll dhe në posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq, të pandehurit E.K., dhe A.B., akuzohen për pjesëmarrje në rrahje, e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të të dëmtuarit D.B., dhe në këtë mënyrë kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatësqë të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilatu vihen në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat