Rrahje në Mitrovicë, policia konfiskon një pistoletë, lirohen të dyshuarit

Kronikë e zezë

Rrahje në Mitrovicë, policia konfiskon një pistoletë, lirohen të dyshuarit

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre persona të dyshuar meshkuj në Mitrovicë.

Dy prej tyre më pas janë shoqëruar në stacion policor ndërsa i dyshuari i tretë nuk është takuar nga policia.

Në lidhje me rastin është konfiskuar edhe një pistoletë me 8 fishekë.

Njëri nga të dyshuarit kishte pësuar lëndime.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat