Konfiskohet marihuanë, gjenden edhe emrat e përdoruesve

Kronikë e zezë

Konfiskohet marihuanë, gjenden edhe emrat e përdoruesve

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 17:51
Foto

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 9 fishek, një peshore digjitale, një kavanoz qelqi me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, me peshë 34.1 gram, disa paketime tjera me gjithsejtë 20.3 gram të llojit marihuanë, 48 tableta substanca narkotike të llojit Extasy, 3 telefona celular, 24 euro para.

Po ashtu, gjatë bastisjes janë gjetur edhe disa letra me emra të personave të ndryshëm që dyshohet se janë të përdoruesve dhe blerësve të substancave narkotike.

Me vendimin e prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat