Aksident i rëndë, autobusi përplaset me një makinë, 1 i vdekur 5 të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, autobusi përplaset me një makinë, 1 i vdekur 5 të plagosur

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 22:06
Foto

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 në aksin Prishtinë – Ferizaj. Një autobus është përplasur me një autoveturë.

Mediet kosovare bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit mësohet se ka humbur jetën një person dhe 5 të tjerë janë plagosur.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj me saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona, njeri nuk ka arritur t’i përballojë plagët e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, deklaruan burimet zyrtare të Policisë së Kosovës.

“Vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat