Aksident me fatalitet, vdes një shqiptar i Maqedonisë

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet, vdes një shqiptar i Maqedonisë

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 08:43
Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në autostradë, përkatësisht në Trudë, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetas i Maqedonisë dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Sipas Policisë, aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në mes një automjeti me tabela të huaja, me vozitës dhe pasagjer meshkuj shqiptar, shtetas i Maqedonisë, si dhe një Kamioni transportues me tabela vendore,.

“Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të rënda të marra  në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë pasagjeri i automjetit të udhëtareve viktima mashkull, shtetas i R. Maqedonisë, kurse vozitësi i dyshuari  mashkull, shtetas i Maqedonisë, është dërguar në QKUK për tretman mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe Prokurori i shtetit.

Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, kurse dy vozitësit e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, njëri prej tyre nën mbikëqyrjen policore në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat