9 të lënduar në aksident trafiku në Komoran

Kronikë e zezë

9 të lënduar në aksident trafiku në Komoran

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 20:33
Ilustrim

Një aksident zinxhiror ka ndodhur para pak minutave në Komoran.

Sipas burimeve të Kallxo nëntë persona kanë pësuar lëndime në këtë aksident i cili ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Komoran të Drenasit.

Të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Burime të Kallxo bëjnë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.

Në vendin e ngjarjes janë njësitë e Policisë dhe autoambulancat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat