Maskat paraqiten serish në Prishtinë

Kronikë e zezë

Maskat paraqiten serish në Prishtinë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 12:11
Ilustrim

Tre persona të panjohur të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një market në Prishtinë dhe nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash nga arka.

Rasti ka ndodhur dje në ora 21.10, në rrugën “Gazmend Zajmi”, njofton Policia e Kosovës.

Nuk dihet shuma e parave të grabitura, ndërkohë që të dyshuarit  janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat