Zjarr në një lokal në Prishtinë

Kronikë e zezë

Zjarr në një lokal në Prishtinë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 12:13
Ilustrim

Një lokal është përfshirë nga zjarri në rrugën “Nazik Gafurri” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 24 dhjetor, në ora 23.15, njofton sot në raportin e saj të rregullt Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, punëtorët e KEDS-it dhe eksperti i zjarreve.

Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur ndonjë person të lënduar.

Është njoftuar  prokurori kujdestar i shtetit dhe rasti mbetet të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat