Tre persona të lënduar pas një aksidenti në Suharekë

Kronikë e zezë

Tre persona të lënduar pas një aksidenti në Suharekë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 14:16
Ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në fshatin Lluzhnicë të Suharekës.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Tutje në njoftim thuhet se në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Të lënduari pas ndihmës mjekësore në emergjencën e Suharekës, janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se njëri nga viktimat pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa dy të tjerë janë ndalur për tretman të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat