Godet një person me karikator në kokë, ngrihet padi

Kronikë e zezë

Godet një person me karikator në kokë, ngrihet padi

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 16:51
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve, për tre vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Më datë 15.10.2018, në fshatin Rogove të Gjakovës, i  akuzuari K.H.,  ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, pasi ka sulmuar V.B., duke e goditur me karikatorë në kokë, ku i dëmtuari ka pësuar plagë çarëse në ballë.

Të akuzuarit K.H., A.H., dhe L.H., në të njëjtën datë dhe vend,  në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale sulm, në atë mënyrë që kanë sulmuar N.B., L.K., dhe V.B., duke qenë të armatosur,  iu kanë bërtitur dhe vërsulur të dëmtuarve.

Po ashtu, në fshatin Rogove, më 15.10.2018, i akuzuari Sh. B., ka kryer veprën penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, duke shtënë në ajër me armën automatike AK-47 me një karikator, duke kërcënuarën kështu të dëmtuarin V.B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat