Vritet me armë zjarri një 17 vjeçare në Tiranë, plagoset rëndë 23 vjeçari

Kronikë e zezë

Vritet me armë zjarri një 17 vjeçare në Tiranë, plagoset rëndë 23 vjeçari

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:05
Ilustrim

Një 17 vjeçare ka humbur jetën pasi u plagos me armë zjarri.

Sipas forcave blu një 23 vjeçar ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa 17 vjeçarja  B.Gj humbi jetën në spital.

“Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç.

Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.”, njofton policia.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat