Humb jetën tragjikisht një 35 vjeçar në Fier

Kronikë e zezë

Humb jetën tragjikisht një 35 vjeçar në Fier

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:08
Ilustrim

Pasditen e sotme punonjësi i një firme kabllori ka humbur jetën në Roskovec, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

"Rreth orës 16:40, në lagjen Nr.2 Rroskovec, ka rënë nga shtylla ku po punonte dhe ka  gjetur vdekjen shtetasi G.D, 35 vjeç, banues në Patos, punonjës i një firme kabllore", sqaron policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se  shtetasi G.D duke punuar ka rënë nën tensionin e energjisë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat