Aksidenti në Graçanicë, kjo është gjendja e nxënësve të lënduar

Kronikë e zezë

Aksidenti në Graçanicë, kjo është gjendja e nxënësve të lënduar

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 08:34
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Nëntë nxënës serb nga një fshat i Graçanicës janë lënduar në mëngjesin e sotëm pas një aksidenti të ndodhur mes autobusit me të cilin po udhëtonin dhe një makine të Policisë së Kosovës.

Bratislav Trajkoviç komandant në stacionin e Policisë në Graçanicë, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në afërsi të një rreth rrotullimi, derisa vetura e Policisë së Kosovës në të cilën gjendeshin dy polic, ka goditur autobusin i cili po transportonte nxënësit për në shkollë.

Nxënësit e lënduar janë dërguar menjëherë në Qendrën Emergjente në Graçanicë, dhe janë vendosur nën kujdesin e mjekëve.

Doktoresha Marina Madiç ka konfirmuar se të gjithë studentët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Nxënësit kanë marrë kujdesin mjekësor dhe janë jashtë rrezikut”, ka thënë Madiç.

 Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe dy policët , të cilët janë dërguar për në qendrën Emergjente në Prishtinë.

Pas aksidentit, Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parë rrethanat e aksidentit.

E zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar gjithsejtë 21 persona.

“Rreth orës 06:30 në Graçanicë ka ndodhë një aksident trafiku, mes një automjeti zyrtar të Policisë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës). Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

***

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Graçanicë. Një makinë e policisë dhe një autobus që po transportonte nxënës janë përplasur. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 21 persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona, derisa ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 06:30 në Graqanicë ka ndodhë një aksidentr trafiku, mes një automjetyi zyrtar të Policsë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës). Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Image

***

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në Gracanicë, mes një veture të policisë dhe një transporti për nxënës, i cili është me targa zyrtare.

Dëshmitarët të cilët kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, kanë thënë se nuk dihet nëse ka të lënduar.

Gjithashtu nuk dihet nëse brenda në minibus ka pasur nxënës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, të cilët po merren me rastin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat