Gjendet vetura e vjedhur

Kronikë e zezë

Gjendet vetura e vjedhur

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:03
Ilustrim

Policia e Kosovës a njoftuar se ka gjetur veturën e cila i ishte vjedhur një personi.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte në një market i është vjedhë vetura e tij me tabela vendore. Menjëherë ka reaguar Policia e cila pas një pune hetimore ka identifikuar dhe lokalizuar e më pas edhe ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i cili ka pranuar vjedhjen dhe ka treguar se ku e ka fshehur  veturën”, njofton Policia në raportin 24-orësh.

Me vendimin e Prokurorit, vetura e vjedhur i është kthyer pronarit kurse i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat