Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Malishevë

Kronikë e zezë

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Malishevë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:03
Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksident trafiku në fshatin Dragobil të Malishevës.

“Lidhur me rastin e raportuar fillimisht si aksident trafiku me lëndime të rënda trupore me përfshirjen e një automjeti  me vozitës të pa njohur dhe një këmbësori mashkull K/Shqiptar,  me datë, 26.12.2018-17:00, si pasoj e lëndimeve të rënda trupore, viktima-këmbësori në QKUK ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

 Me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML.

Rasti  është proceduar dhe po hetohet nga Polica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat