Biçikleta përplaset me motorin, humb jetën një person

Kronikë e zezë

Biçikleta përplaset me motorin, humb jetën një person

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:06
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, në lagjen Nr.15.

48-vjeçari A.F., duke i dhënë biçikletës është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin I.S., 59 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Sakaq A.F., u shoqërua në polici ku dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat