Gruaja sulmon dhe godet burrin me mjete të forta

Kronikë e zezë

Gruaja sulmon dhe godet burrin me mjete të forta

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje me protagoniste gratë që sulmojnë burrat e tyre, “pasurohen” me një ngjarje nga Berati.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se A. H., 34 vjeçe, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshortin Xh. H., 49 vjeç, të cilit iu plotësua kërkesë padia për urdhër mbrojtje të menjëhershëm, ndërkohë edhe u referuan materialet në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 26. 12. 2018, u referuan materialet në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për shtetasen A. H., vjeçe 34, banuese në Berat, sepse në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshortin Xh. H., vjeç 49, të cilit iu plotësua kërkesë padia për urdhër mbrojtje të menjëhershëm. Neni 130/a i Kodit Penal.  Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Berat , bazuar në Ligjin Nr. 9669, datë 18. 12. 2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat