Burri kërcënon gruan me revole në Gjilan

Kronikë e zezë

Burri kërcënon gruan me revole në Gjilan

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 13:35
Ilustrim

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike.

Përveç shkaktimi të dhunës, viktima ka raportuar në Polici se është kërcënuar edhe me revole nga burri i saj.

Rasti ka ndodhur para 3 ditësh në rajonin e Komunës së Gjilanit.

“Njësia policore ka konfiskuar pistoletën, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’, thuhet ne raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat