Arrestohet në Bardhosh i dyshuari për vrasje në tentativë dhe keqpërdorim seksual - Bota Sot
Arrestohet në Bardhosh i dyshuari për vrasje në tentativë dhe keqpërdorim seksual

Kronikë e zezë

Arrestohet në Bardhosh i dyshuari për vrasje në tentativë dhe keqpërdorim seksual

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonle e policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti per Hetime të përgjithshme, ka realizuar një operacion që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.

Operacioni është zhvilluar në dy lokacione në fshatin Bardhosh të Prishtinës dhe fshatin Dyz të Podujevës.

Në Bardhosh është hasur dhe arrestuar i dyshuari P.Bajoku i cili kërkohej për dy vepra penale: vrasje e rëndë në tentativë dhe keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjeçare.

Po ashtu në Bardhosh është konfiskuar një automjet i tipit Opel Corsa, ngjyrë e zezë, pronë e të dyshuarit.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit në fshatin Dyz, ku është gjetur një laborator i modifikuar që dyshohet se është përgatitur kultivimit i bimëve narkotike – kanabisit.

Personi është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti të kalojë në gjykatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...